Liga e Kombeve vazhdon edhe sot, sfida Gjermani – Angli merr vëmendjen

Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të vazhdojnë edhe sot.

Marketing

Ndeshja kryesore ditën e sotme luhet në kuadër të Ligës A, saktësisht grupit 3, ku Gjermania pret Anglinë, shkruan lajmi.net.

Të dyja skuadrat vijnë nga rezultate aspak të mira. Gjermania luajti baras me Italinë, kurse Anglia u mposht nga Hungaria.

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Anglisë luhet me fillim nga ora 20:45.

Në të njëjtin grup, Italia dhe Hungaria përballen në po të njëjtin orar.

Ndeshjet tjera që luhen sot në Ligën e Kombeve janë:

Liga B: Finlandë – Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina – Rumania;

Liga C: Ishujt Faroe – Luksemburgu, Lituania – Turqia.

Marketing