Liga e Parë: Shkupi mysafire e Akademija Pandev, Shkëndija pret Bregallnicën

Sot në program do të jenë katër ndeshje në Ligën e Parë të futbollit vendor. Në kuadër të xhiros së 10, kampioni aktual FC Shkupi do të jetë mysafire e Akademia Pandevin në Strumicë.

Marketing

Shkëndija në Tetovë do të pret Bregallnicën e Shtipit. Ndërkohë në dy ndeshjet tjera takohen Sileksi – Pobeda dhe Skopje – Rabotniçki.

Të gjitha këto katër takime janë programuar të luhen sot nga ora 14:00. Ndërkohë, dje në stadiumin në Kavadar, skuadra e Tikveshit, me rezultat bindës, 4-0, mundi skuadrën e Makedonija Gj.P. falë Ivanovskit dhe Ngobas, të cilët shënuan nga 2 gola.

Tikveshi me këto 3 pikë, kalon në pozitën e dytë në renditjen e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë me 16 pikë.

Marketing