Ligjet që nuk i ka nënshkruar Ivanovi sot sërish para deputetëve

Ligjet të cilat presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruajë dhe t’i kthejë në Kuvend, mes të cilave edhe për mbrojtjen e diskriminimit, sot sërish duhet të gjenden para deputetëve.

Marketing

Pritet këto ligje pasi sërish do të votohen në Kuvend, të publikohen në Gazetën Zyrtare.
LSDM dhe BDI-ja opozitare dje i akuzuan Ivanovin se bllokimi i ligjeve është pengesë e reformave dhe interesave kombëtare, dhe se mbetet konsekuent në veprimin e vet në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit.

Kabineti i Ivanovit, megjithatë, u përgjgj se askush nuk e pengon Kuvendin ta përsërirsë, siç thekshet, “tashmë precedentin e bërë dhe në mënyrë joligjore, pa nënshkrim nga presidenti i shtetit në Gazetën Zyrtare të pubkikojë dekrete për shpalljen e ligjeve të miratuara në Parlament”.

Presidenti Ivanov nuk i nëshkruan ligjet nga 11 janari, kur në Kuvend ishin miratuar ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Marketing