Izet Mexhiti nga BDI duke folur mbi Ligjin e Prokurorisë Publike tha se nuk ka patur hamendje për versionin që jemi marrë vesh.
“Ne nuk mund të mbështesin gjithçka dhe me sy mshelë .Kërkuam që të rikthehet ajo që jemi marrë vesh në qeveri sepse edhe normat juridike e kërkojnë atë për shkak se nuk mund diçka të kalojë në qeveri dhe diçka tjetër në Parlament.
Thamë se nëse nuk rikthehet ajo, nuk e mbështesim. Mendoj se u tejkalua situata kur u rikthye ai ligj që ka kaluar në qeveri dhe u rikthye në parlament dhe do t’a mbështesin ashtu siç jemi marrë vesh në qeveri” deklaroi Mexhiti .