Ballina Lajme Maqedoni Ligji për falje, Kostov: Propozimi i Mickovskit, amnisti për VMRO-në (video)

Ligji për falje, Kostov: Propozimi i Mickovskit, amnisti për VMRO-në (video)

LSDM edhe një herë ftoi deputetët e VMRO-DPMNE-së që të përkrahin nismën për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje për të pamundësuar kthimin e abolimit të jashtëligjshëm nga Ish presidenti Ivanov. Propozimet e VMRO-së i cilëson joserioze dhe të vonuara.

Marketing

“Propozimi i Mickovskit në thelb nënkupton amnisti për të gjithë ata nga VMRO DPMNE që në 11 vite kanë vjedhur, të mos përgjigjen, dhe më pas të mos u lejohet të merren me politikë. Kjo është e jo serioze dhe e turpshme. Kërkesa për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për falje, të parashtruar nga grupi parlamentar I LSDM-së, është që të pengojmë kthimin e abolimit ilegal të Gjorge Ivanovit.”,- tha Sashko Kostov nga LSDM.

LSDM konsideron se zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë tregojnë se gjyqësori mbetet fortesa e fundit e mbetjeve të regjimit dhe e “shtetit të kapur”. Prandaj, vlerëson se një proces i vettingut mbi gjyqtarët dhe prokurorët publik është i nevojshëm.

Exit mobile version