Ligji për mbrojtje do të harmonizohet me obligimet dhe rregullat e NATO-s

Qeveria e shqyrtoi dhe konfirmoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje, qëllimi të cilit është harmonizimi i legjislaturës nga sfera e mbrojtjes me obligimet dhe rregullat në NATO.

Marketing

“Ligji për mbrojtje ndryshohet dhe plotësohet me qëllim që të harmonizohet legjislatura nga sfera e mbrojtjes me obligimet dhe rregullat në NATO, posaçërisht në segmentin e zbatimit të nenit 5 nga Marrëveshja veriatlantike. Ky nen e rregullon kompetencën e Qeverisë për vendim për hyrje dhe dalje të forcave të armatosura në shtete të huaja brenda dhe jashtë territorit të Republikës, kalimin apo qëndrimi lidhur me pjesëmarrjen në stërvitje, trajnime, operacione humanitare, operacione ndërkombëtare, misione dhe operacione të NATO-s dhe në zbatimin e së drejtës në mbrojtje individuale apo kolektive, operacione për menaxhment të krizës dhe siguri kooperuese, si dhe në komanda, shtabe dhe njësi ushtarake të organizatave ndërkombëtare në territorin e Republikës”, kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Pasi që në mbledhjen e djeshme ministrat në Qeveri e shqyrtuan dhe konfirmuan tekstin e ri të Propozim – ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje, vendosën që ai të parashtrohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për miratim.