Ballina Lajme Maqedoni Ligji për menaxhim me trashëgimin natyrore dhe kulturore në Ohër para deputetëve

Ligji për menaxhim me trashëgimin natyrore dhe kulturore në Ohër para deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 104, e cila filloi dje.

Marketing

Deputetët sot do të debatojnë për pikat tjera, mes tyre janë edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale dhe Propozim ligji për ndryshimin ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe dy në procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë.

Këto dy ligje do të jenë para deputetëve në seancë plenare, pasi sot paraprakisht do të kalojnë në Komisionin amë të punës dhe politikës sociale dhe Komisionit ligjdhënës-juridik.

Në rend dite është edhe propozim ligji për menaxhim me trashëgimin natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit në lexim të parë i cili dje kaloi në Komisionin e Kulturës.

Në rend dite të seancës 104 është edhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit pensional me financim kapital në vitin 2018.

Exit mobile version