Ballina Lajme Maqedoni Ligji për objektet e ndërtuara pa leje, Boçvarski: Së shpejti do të...

Ligji për objektet e ndërtuara pa leje, Boçvarski: Së shpejti do të dorëzohet në qeveri

Ligji për objektet e ndërtuara pa leje është në draft-version dhe ditët në vijim pritet të dorëzohet në Qeveri për miratim njoftoi Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski .Ai vuri në dukje se zonat e mbrojtura dhe zonat që ishin trajtuar në ligjin e mëparshëm, tani janë hequr plotësisht nga ky ligj, pra në korrnizë ligjore nuk do të vendoset objekt që është në zonë të mbrojtur. Sipas tij ligji është I nevojshëm për kategorit e rezikura dhe për qytetarë që kanë nevoj për kulm mbi kokë.

Marketing

“Aspekti i zgjerimit të kufirit është për ato kategori të qytetarëve që kanë të ardhura të ulëta për të mos paguar taksat në komuna, gjithashtu do të zgjeroehet kompensimi komunal, do të përfshihen jo vetëm kategoritë e qytetarëve të rezikuar por edhe, qytetearët me të ardhura të ulët dhe sigurisht që do të ketë pagesa progresive të kompensimit komunal, sipas madhësisë së ndërtesës, sepse ky Ligj është thelbësisht i nevojshëm për kategoritë e rezikuara të qytetarëve dhe për qytetarët që kanë nevojë për një çati mbi kokë, e jo për luksin e dikujt.”, tha Bllagoj Boçvarski, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Ministri theksoi se ai pret që të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë aktive në rishikimin e tekstit të Ligjit, sepse janë bërë ndryshime serioze.

Exit mobile version