Ballina Lajme Maqedoni Ligji për përfaqësim të drejtë, Taravari: Është përpunuar nga ekspertë ndërkombëtarë

Ligji për përfaqësim të drejtë, Taravari: Është përpunuar nga ekspertë ndërkombëtarë

VLEN-i e ka gati ligjin që pritet ta zëvendësojë mekanizmin e “Balancuesit”. Kreu ASh-së, Arben Taravari, nuk sheh asgjë të keqe në kërkesën që Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet në Komisionin e Venecias, sepse është i bindur se nuk do të ketë mendim negativ, pasi siç thotë, është ligj i përpunuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë. Për të është me rëndësi që më në fund të gjithë e kuptuan që ligji ekziston e nuk është thjesht premtim bosh.
“Gëzohem që e keni kuptuar se ka Ligj për përfaqësim të drejtë, se deri para 3-4 ditësh thuhej që nuk ka një ligj të tillë e se z. kryeministër “nuk di” asgjë për këtë ligj. Pra, ka ligj të gatshëm që duhet ta sinkronizojmë dhe koordinojmë dhe s’ka asgjë të keqe nëse kërkohet mendim shtesë, por unë përsëri mendoj se as që kontestohet që ky ligj duhet sa më shpejt të kalojë në Parlament. Nuk mund të marrim mendim negativ, sepse është ligj që është përpunuar me ekspertë ndërkombëtarë, njerëz kredibil me shumë respekt në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare.”, – deklaroi kryetari i ASh-së, Arben Taravari.
Marketing
Exit mobile version