Ligji për Prokurorinë, nesër pritet të takohen grupet e punës

Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës ka mundësi që të ulen nesër në tryezë të përbashkët me qëllim harmonizimin e qëndrimeve për ligjin e prokurorisë me të cilin rregullohet edhe çështja e Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski tha se takim kanë pritur edhe për ditën e djeshme, megjithatë thotë se presin që takimi të realizohet kur të jenë gati përfaqësuesit e pushtetit në grupet e punës.

“Pritëm të ketë gjatë ditës së djeshme. Ishim të gatshëm edhe sot jemi të gatshëm, por shohim se pushteti për arsye objektive apo subjektive nuk po shpejton. Na është paralajmëruar se është e mundur që të ketë takim nesër. Nëse ata janë gati dhe në dispozicion, ne nuk kemi asnjë problem që ta mbajmë takimin.”, tha Milloshoski.

Lidhur me pritjet e tyre nga një takim eventual, Milloshovski tha se presin që LSDM të mos prolongojë më tej dhe të mos blejë kohë, të mos e zvarrit sjelljen e këtij ligji, siç tha ai, të rëndësishëm.

Marketing