Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për emrin përsëri para deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet sërish të votojë për Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë për kontestin për emrin. Kthehet për herë të dytë në votim sepse Ligji nuk u nënshkrua nga ana e presidentit të RM-së.

Marketing

Ligji për ratifikim të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerje të validitetit të Marrëveshjes së përkohshme mes palëve në lexim të tretë është pika e vetme e rendit të ditës së mbledhjes së 54-t të Kuvendit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e ratifikoi Marrëveshjen për zgjidhje të kontestit për emrin më 20 qershor me 69 vota “për” dhe pa kundër dhe të përmbajtur. Deputetët nga VMRO-DPMNE opozitare nuk morën pjesë në mbledhje. Ditën e njejtë ajo u nënshkrua nga ana e Xhaferit dhe iu dërgua Kabinetit të Ivanovit, i cili, siç paralajmëroi, e ktheu ligjin në afatin e paraparë pa e nënshkruar Dekretin.

Javën e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u parashtrua vendimi i presdientit të shtetit, Gjorge Ivanov, me të cilin ai informon se nuk do ta nënshkruajë Dekretin për shpallje të Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerje të validitetit të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosje të partneritetit strategjik me dy palëve.

Për ta votuar ligjin për ratifikim të Marrëveshjes, Kuvendit i nevojitet shumicë prej 61 vitash “për”. Nëse sërish votohet, marrëveshja në atë rast sërish i dërgohet presidentit, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë.

Pritjet janë se edhe pas votimit të dytë Ivanov nuk do ta nënshkruajë Dekretin për ligjin për ratifikim të marrëveshjes për emrin dhe se do ta zbatojë të ashtuquajturën veto xhepi, siç bëri me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ivanov për vendimin e vet për mosnënshkrim të Dekretit për ligjin për ratifikimin e marrëveshjes theksoi disa arsye.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi se pas rivotimit, do ta dërgojë ligjin në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë me një nënshkrim, ndërkaq njejtë do të veprojë edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, dekretin e të cilit Ivanov nuk e nënshkroi.

Marrëveshjen për zgjidhje të kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë e nënshkruan ministrat e Punëve të Jashtme të të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias më 17 qershor në Psarades, në anën greke të Liqenit të Prespës. Gjatë nënshkrimit morën pjesë edhe kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, ndërmejtësi i KB-së në kontestin me emrin, Methju Nimic, nënsekretarja për çështje politike e Organizatës botërore Rozmari Di Karlo, përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe komsiari i BE-së për politikë evropiane dhe fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han.

Sipas marrëveshjes, emri zyrtar i shtetit do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore, apo Maqedonia Veriore (emri i shkrutuar).

Me marrëveshjen njihet – gjuha maqedonase, pjesë e grupit të gjuhëve sllovene jugore. Për shtetësinë është paraparë: I Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore – në të gjitha dokumentet e udhëtimit.

Implementimi i marrëveshjes do të ndodhë në etapa. Do të hyjë në fuqi pasi që të dyja palët do ta pranojnë në pajtim me procedurat e brendshme, por nëse cila do prej palëve nuk e pranon marrëveshjen në pajtim me procedurat e brendshme, kjo do të thotë se marrëveshja nuk vlen.

Fjalën përfundimtare për marrëveshjen do ta kenë qytetarët e Maqedonisë në referendum, të paralajmëruar për në vjeshtë. ab/07:52