Likova me qendër për trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar

Komuna e Likovës është bërë me Qendër për trajtim të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Marketing

Fëmijët në këtë qendër do të zhvillojnë aftësitë e veta për kryerjen e aktiviteteve të tyre ditore për nevojat e veta ka shkruar ne rrjetin social sekretari shtetëror në Ministrinë për punë dhe politikë sociale Resmi Ejupi.

Shërbimi do të jepet në formë individuale dhe grupore dhe do të bëhet këshillim profesional që t’ju ndihmohet prindërve të fëmijëve të kësaj qendre.

Për mënyrën e regjistrimit dhe shërbimet tjera që ofron kjo qendër sot ka informuar edhe kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi. Ai sot përmes një video materiale në rrjetin social facebook ka promovuar kushtet në këtë qendër rehabilitimi.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi .
– Dje në mënyrë zyrtare u lëshua në përdorim, Qendra për fëmijë me pengesa në zhvillim, në fshatin Orizare, Komuna e Likovës.
– Kjo Qendër pasi u pajis plotësisht me të gjitha elementet – standardet e nevojshme, dje edhe zyrtarisht u lëshua në përdorim, në prezencën e nikoqirit, Kryetarit të Komunës së Likovës z. Erkan Arifi, Ministreshës për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shaphanska, Sekretarit shtetëror, Resmi Ejupi, përgjegjëses së ” Imago Plus ” , znj. Zemrijete Bela Veseli, si dhe të pranishëm të tjerë.

Të gjithë familjet që kanë fëmijë me pengesa në zhvillim nga kjo Komunë mund të regjistrojnë fëmijën e tyre në numrin e telefonit 071 445 832, si dhe drejtpërsëdrejti në objektin i cili gjendet në afërsi të Kopshtit për fëmijë ” Rrezja ” .

Edhe pse një numër i konsiderueshëm më veç janë regjistruar, mirëpo ne angazhohemi që të jemi të hapur e në shërbim të gjithëve. Këtë e theksojmë se përveç trajtimit 8 orësh për 12 fëmijë, për 24 fëmijë tjerë do të bëhet trajtim 2 – 3 orë brenda javës, për fëmijët të cilët janë me simptome më të lehta ( qofshin edhe fëmijë që ndjekin procesin edukativo – arsimor, por për të cilët është i nevojshëm trajtimi ).
Mosha e fëmijëve që do të regjistrohen është nga 2 vjeç deri në moshën 14 vjeçe.
Trajtimi i fëmijëve do të jetë pa pagesë.

https://www.facebook.com/erkan.arifi.1/videos/183635137014090

Marketing