Ballina Lajme Maqedoni Likovë, përurohet rruga rajonale Mateç-Ropalcë

Likovë, përurohet rruga rajonale Mateç-Ropalcë

Për nder të 22 Nëntorit, ditës së Alfabetit të gjuhës Shqipe , në rajonin e Komunës së Likovës është përuruar Rruga rajonale Mateç- Ropalcë, në një gjatësi prej 2.8 kilometra. Bëhet fjalë për një projekt kapital që ka kushtuar 113 milion denarë.

Marketing

“N.P.”Rrugët Shtetërore” ndau një sasi të mjeteve finaciare prej 113 milion denarëve dhe bëm rikonstruimin komplet të kësaj pjese prej 2.8km, me çka ofrohet një siguri më e madhe në komunikacion e që automjetet të lëvizin më leht si për transportin e mallrave ashtu edhe për transportin e qytetarëve”, theksoi Drejtori i N.P Rrugë Shtetërore, Ejup Rrustemi.

“Lëshojmë në përdorim një nga arteriet kryesore, rrugët kryesore për banorët e komunës tonë por edhe më gjer, arritëm ta bëjmë një rrugë sipas standardeve më të larta dhe që banorët tanë të kenë siguri në komunikacion, me një fjalë qytetarët tanë të shijojnë të mirat e shtetit”, – tha mes tjerash Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

“Inkurajoj të gjitha autoritetet që kanë përgjegjësi në shtet të vazhdojnë me punët e tyre, të vazhdojnë me infrastrukturë, të vazhdojnë me vepra të cilat e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe çdo veprimtari e aksion i të gjithë funksionarëve ka mbështetje të forte nga BDI sepse vetëm kështu ne mund ta ndryshojmë të sotmen, ta bëjmë më të mirë të nesërmen”, – tha para të pranishmëve, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Drejtori, Ejup Rrustemi gjithashtu njoftoi se po punohet edhe në rikonstruimin e rrugëve të tjera siç është ajo në Haraçinë, punimet e së cilët pritet të kryhen vitin e ardhshëm, që kjo rrugë regjionale nga Shkupi e deri në Likovë të  kompletohet tërësisht.

Marketing
Exit mobile version