Linhart: Angazhohemi për fillim të negociatave në dhjetor

Ministri i jashtëm i Austrisë, Mixhael Linhart gjatë qëndrimit të tij në Shkup, deklaroi se Evropa nuk do të jetë e plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimorë.

Marketing

“Me Ballkanin Perëndimorë na lidhin shumë gjëra. Jo rastësisht vizitën time të parë si ministër e jashtëm e kam filluar në Ballkanin Perëndimorë, duke filluar në Bosnjë, Maqedoni dhe pastaj Shqipëri. Qëllimi është që të zhvillojmë marrëdhëniet me këto vende. Gjithnjë derisa këto vende nuk do të bëhen pjesë e BE-së, BE-ja nuk e ka kryer detyrën e saj”, tha Linhart duke shtuar se ai që e përjashton Ballkanin Perëndimorë, vetëm se e dobëson Evropën.

“Ne angazhohemi dhe do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar që negociatat të fillojnë në dhjetor, kjo është kërkesa jonë. Këtë kërkesë ne ua bëjmë edhe partnerëve tanë të BE-së. Shpresojmë se negociatat do të fillojnë në dhjetor”, tha Linhart.

Marketing