Lionel Messi eliminohet nga Championsi i Concacaf-it

Rikthimi i Messit si titullar, pas një mungese prej rreth një muaji për shkak të lëndimit, nuk mjaftoi. Humbjes së ndeshjes së parë në Florida (2-1) iu shtua edhe disfata në Meksikë.

Monterrey u tregua superior në çdo repart dhe ishte një tjetër sulmues argjentinas, Germán Berterame, i cili u dallua mes vendasve me një gol të shkëlqyer nga distanca.
Miami e mbylli mbrëmjen e trishtë me dhjetë lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të Jordi Albas, një tjetër ish-lojtar i Barcelonës.

Concacaf Champions League është kompeticioni kryesor rajonal i klubeve në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Karaibe. Skuadra fituese e këtij viti do të kualifikohet për Kupën e re të Botës për Klube të vitit të ardhshëm.

Marketing