Lirimi nga taksa rrugore i shtetasve serbë, ASh-AAA: Vendim skandaloz

Banorët e fshatrave pranë pikëpagesës rrugore Tetovë-Gostivar disa herë kanë protestuar duke kërkuar që të lirohen nga taksa rrugore. Por ata vazhdojnë të paguajnë. Nga koalicioni ASH-Alternativa thonë se qeveria urgjentisht duhet të gjejë zgjidhje për banorët lokalë. E cilësojnë ndërkohë si skandaloz vendimin e Qeverisë, për të liruar turistët serbë gjatë sezonit të verës nga taksa rrugore. Sipas tyre, vendimi që diskriminon fqinjët tjerë e që do i kushtojë buxhetit rreth 3 milionë euro, është shpërblim ndaj lëmoshës nga Serbia, që erdhi si pasojë e paaftësisë së Qeverisë për të siguruar vaksina anti-Covid.

Marketing

“Do të kisha apeluar deri tek Qeveria të tërheq këtë vendim skandaloz. Të marrë një vendim të prerë për banorët e këtyre fshatarëve të cilat bëjnë pagesë, po ashtu kjo të vlejë për të gjithë shtetasit e huaj e jo vetëm për të Serbisë, por për gjithë shtetet e rajonit me të cilat kufizohemi që kanë pikë destinacioni vendet turistike në Maqedoni dhe jo vetëm të jenë transit dhe të jenë të liruar nga pagesa.”,- tha Albon Xhemaili nga ASh-AAA.