Shërbimet e Komunës së Çairit po vendosin shtylla mbrojtëse në trotuaret në afërsi të objektit të kopshtit për fëmijë Fidani në lagjen Çair i Vjetër për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe fëmijëve që për çdo ditë kalojnë këtu. Rikujtojmë se shtylla mbrojtëse vendosëm edhe në afërsi të objektit të kopshtit për fëmijë “Borëbardha” në rrugën Bllagoja Paroviq.
Qëllimet e aksioneve të këtilla:
– Lirimi i trotuareve nga veturat e parkuara në mënyrë të palejuar
– Ngritja e nivelit të sigurisë së qytetarëve dhe fëmijëve në komunikacion.