Ballina Aktuale Lista Serbe paralajmëron protesta të reja nëse Qeveria nuk tërhiqet nga masa...

Lista Serbe paralajmëron protesta të reja nëse Qeveria nuk tërhiqet nga masa prej 100 për qind

Përfaqësues të Listës Serbe kanë paralajmëruar përsëri protesta nëse Qeveria e Kosovës nuk tërhiqet nga vendimi i saj për taksën 100 për qind.

Marketing

Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe ka thënë sot protesta paqësore do të mbahen në komunat me shumicë serbe nëse vendimi në fjalë nuk tërhiqet

Madje sipas Simiq, që nga vendosja e taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës, ka nisur të ketë mungesë të furnizimit me barna në Qendrën Mjekësore në Mitrovicë.

Siç tha ai, Lista Serbe është në konsultim të vazhdueshëm me zyrtarët nga Beogradit lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme zëdhënësi i doganave, Adriatik Stavileci ka thënë se asnjë kamion me mallra serbe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës.

Marketing
Exit mobile version