Ballina Aktuale Liturgji për Krishtlindje pa MASKA, pa DISTANCË, pa respektim të PROTOKOLLEVE

Liturgji për Krishtlindje pa MASKA, pa DISTANCË, pa respektim të PROTOKOLLEVE

Në manifestimin qendror për Krishtlindje në kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, qytetarët, përkatësisht besimtarët ortodoks nuk kanë respektuar masat e institucioneve që të mbajnë maska mbrojtëse, distancë sociale por edhe të respektojnë ndalesën për grupim në ambient të mbyllur.

Marketing

Ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë së Veriut Stefani gjatë liturgjisë i është lutur Zotit që të shpëtojë njerëzimin sa më shpejtë nga kjo pandemi, por duke harruar se ai bashkë me pjesëtarët e tjerë të kishës sot kanë shkelur të gjitha protokollet për mbrojtje nga ky virus vdekjeprurës.

Ndryshe, besimtarët ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot festojnë Krishtlindjet. Në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse në vend sot u mbajtën liturgji për Krishtlindje.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=676945632982347&t=0

Marketing
Exit mobile version