Ballina Lajme Botë Live në emision, gazetari përleshet me politikanin pro-rus (VIDEO)

Live në emision, gazetari përleshet me politikanin pro-rus (VIDEO)

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në një emision televiziv në Ukrainë. Një gazetar e ka goditur me grusht në fytyrë një politikan pro-rus gjatë një debati drejtpërdrejt në televizion.

Marketing

Përleshja ndodhi midis deputetit Nestor Shufrych nga partia pro-ruse Opozita Platforma – For Life, dhe gazetarit Yuriy Butusov.

Politikani u sulmua nga gazetari pasi ai refuzoi të dënonte Vladimir Putinin për trupat ruse që janë vendosur në kufi të Ukrainës.

Mediat e huaja shkruajnë se Shufrych mbeti i gjakosur pasi Butusov iu afrua dhe e goditi në fytyrë.

Sikurse duket në video, më pas ai u ngrit në këmbë, qëlloi gazetarin dhe të dy ranë përtokë, ndërsa të ftuarit e tmerruar iu lutën që të ndalonin.

https://metro.co.uk/video/brawl-breaks-ukrainian-tv-journalist-attacks-pro-russian-politician-2618309/?ito=vjs-link

Exit mobile version