LIVE/ Veriu “blu”, socialistët kryesojnë Tiranën: Rezultatet sipas qarqeve

19:17 – Mbyllet orari zyrtar i votimit, Celibashi: Brenda 48 orësh del fituesi i zgjedhjeve

Partia apo koalicioni fitues që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme do të shpallet brenda 48 orësh nga mbyllja e orarit zyrtar të votimit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi deklaroi se brenda këtij afati do të numërohen votat për partitë dhe më pas do të nisë procesi i numërimit për kandidatët. Ai tha se në 167 qendra votimi, identifikimi biometrik ka dështuar.

Kjo tha ai, ka ardhur për shkak të mungesës së operatorëve ndërsa në disa qendra ka pasur pamundësi për ta përdorur atë. Ai u bëri thirrje partive politike të mos shpallin fitoren ende pa nisur procesi i numërimit, pasi kjo do të sjellë problematika në vazhdimësinë e kësaj procedure.

Marketing

19:09 – “Fitorja është e jona”, Kryemadhi shpall suksesin pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar fitoren menjëherë pas përfundimit zyrtar të mbylljes së procesit të votimit.

LEXO EDHE:  Shqipëria vendos/ Mbyllet orari zyrtar i votimit, vijon përtej 19:00 për qytetarët në radhë

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo deklaron se procesin duhet ta çojmë deri në fund pa provokime, duke numëruar edhe votën e fundit.

“Urime! Fitorja është e jona! Tani mos lëshoni asnjë milimetër, ta çojmë deri në fund procesin pa provokime duke numëruar edhe votën e fundit”, ka shkruar Kryemadhi. l.k/abcnews.al

19:00 – Shqipëria vendos/ Mbyllet orari zyrtar i votimit, vijon përtej 19:00 për qytetarët në radhë

Ora 19:00! Mbyllet orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë. Por urdhri i KQZ është shumë i qartë për të gjithë komisionerët. Në të gjitha qendrat e votimit në të cilat do ketë qytetarë që presin në radhë, procesi do të jetë i hapur deri kur qytetari i fundit të shprehë vullnetin e tij.

3588869 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote kishin sot të drejtë për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të ri dhe qeverinë që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. Në garë janë 13 parti dhe në disa qarqe disa kandidatë të pavarur.

Pjesëmarrja ishte mjaft e lartë. Deri në orën 18:00 KQZ raportoi se nga 1654 qendra votimi që kanë informacion nga 5199 në total, qytetarët që kanë votuar janë 45.48%, shifër kjo që pritet që të rritet pas përpunimit të të dhënave deri në orën 19:00, por edhe më pas deri kur të votojë qytetari i fundit.

Procesi i votimit në përgjithësi sot ishte i qetë. Drejtuesit e lartë të shtetit dhe partive votuan që në mëngjes me thirrjet drejtuar qytetarëve për të ndjekur shembullin e tyre.

Jo në të gjithë vendin votuesit u identifikuan në mënyrë biometrike, pasi pajisja në disa qendra nuk arriti që të ishte funksionale duke kaluar në planin “B” votimi manual. Nuk munguan incidentet dhe dhuna deri në derdhje gjaku në Korçë, Berat, Tropojë dhe Elbasan.

Disa qytetarë që tregun votën u arrestuan. Ambasadorët, sidomos të SHBA-BE-së ishin në disa qytete me vëmendje të veçantë Elbasanin, Shkodrën dhe Durrësin duke monitoruar procesin.

Presidenti Ilir Meta ishte gjatë gjithë kohës në lëvizje nga njëri qytet në tjetrin, ndërsa Lulzim Basha ishte në Elbasan dhe Durrës, teksa në qytetin bregdetar e ndoqi pasdite edhe Edi Rama.

Pas mbylljes së votimit, hapi i radhës është transportimi i kutive për t’i lënë vendin numërimit. Mos harroni, në 20:00 pak pas mbylljes së kutive të votimit, në ABC dhe Abcnews.al do të publikohet ekskluzivisht projeksioni mbi fituesin nga kompania e famshme izraelit “Geo Cartography”, e cila parashikoi saktë edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë./ db/ Abcnews.al