Liverpool me përmbysje eliminon Leicesterin nga “EFL Cup”, kualifikohen edhe Chelsea dhe Tottenham

Liverpool ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër të “EFL Cup” pasi mposhti me përmbysje ndaj Leicester Cityt.

Marketing

“Reds” barazuan me rezultat 3 – 3, ndërsa me të mirë u treguan nga pika e bardhë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Jamie Vardy shënoi dy herë brenda katër minutave për të hapur serinë e golave në mënyrë fenomenale (9′, 13′).

Liverpool pastaj nisi këndelljen, duke shënuar përmes Oxlade-Chamberlain (19′) që u asistua nga Firmino.

Por, Leicester nuk u dorëzua duke gjetur sërish golin për të rikthyer dyfishin e epërsisë përmes Maddison (33′), rezultat edhe me të cilin mbaroi kjo pjesë.

Jurgen Klopp bëri disa ndryshime në pjesën e dytë, që dolën të mjaftueshme që Liverpool të bëjë përmbysjen. Ishte Diogo Jota (68′) që ngushtoi epërsinë, ndërsa Minamino në minutën e fundit të kohës shtesë barazoi rezultatin për të dërguar ndeshjen në penallti (90+5).

Në penallti, më të mirë u treguan vendasit që fituan me rezultat 5- 4. Kështu, tani “Reds” kualifikohet në gjysmëfinale dhe pas shortit do mësojë kundërshtarin.

Kualifikimin në fazën tjetër përpos Leicesterit, e kanë siguruar edhe Tottenham dhe Chelsea.

Chelsea triumfoi ndaj Bentfordit me rezultat 0 – 2, derisa Tottenham mposhti rivalin West Ham me rezultat të ngushtë 2 – 1 (87′).

Marketing