Liverpool spektakolar kundër Leicester, katër gola për tri pikët

Liverpool nuk ka të ndalur as pas xhiros së 19-të në Premierligë.‘Reds’ kanë shënuar fitore të thellë kundër Leicester, në udhëtim, me rezultatin 0:4, shkruan lajmi.net.

Marketing

Serinë e golave e hapi Roberto Firmino, i cili shënoi në minutën e 31’ të takimit.

Golin e dytë Liverpool e gjeti tek në minutën e 72’, kur James Milner shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Vetëm tre minuta më vonë, Firmino shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Liverpool në këtë takim.

Kurse, rezultatin final të këtij takimi e vendosi lojtari më i mirë në fushë, Trent Alexander – Arnold, në minutën e 78’.

Me këtë fitore, Liverpool numëron 52 pikë në 18 ndeshje të luajtura, kurse Leicester me 19 ndeshje numëron 39 pikë.

Marketing