Liverpool triumfon në stil kampioni ndaj Man Cityt

Liverpool ka triumfuar në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri tani.

Marketing

‘Të Kuqtë’ kanë hedhur një hap të madh drejt titullit të Premierligës, pasi kanë mposhtur në ‘Anfield’ rivalin direkt Manchester City me rezultat 3-1.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për vendasit që shënuan dy gola të shpejtë me Fabinho (6’) dhe Mohamed Salah (13’), të dy të kontestueshëm.

Goli i brazilianit erdhi si rjedhojë e prekjes së topit me dorë të Alexandre-Arnold në zonën e rrezikshme paraprakisht, por gjyqtari heshti.

Kryesori Michael Oliver heshti gjithashtu edhe në golin e anësorit egjiptian, që u dyshua për pozicion jashtë loje.
Ndeshja vazhdoi, me protesta nga ‘Qytetarët’ që kërkonin të rihapnin ndeshje por pa rezultat.

Sadio Mane (51’) vulosi shpresat e Cityt dhe realizoi për 3-0, para se Bernardo Silva (78’) të shënonte për rezultatin final 3-1.

Në vazhdim ndodhi edhe një episod mjaft kontravers, kur sërish Alexandre-Arnold luajti me dorë brenda zonës dhe gjyqtari anipse afër, nuk vendosi të akordonte 11-metërsh.
Kjo fitore e skuadrës së Jurgen Klopp çon në nëntë pikë diferencën me Cityn, që tani zë vendin e katërt me 25 pikë.

Marketing