Ballina Sport Liverpooli fiton në udhëtim kundër Tottenhamit

Liverpooli fiton në udhëtim kundër Tottenhamit

Pas dy humbjeve radhazi, Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Marketing

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi si mysafire kundër Tottenham Hotspur.

Ndeshja e zhvilluar në “Tottenham Hotspur Stadium” përfundoi me rezultatin 1:2.
Të dy golat e fitores për “Të Kuqtë” u shënuan nga Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian shënoi në minutat 11 dhe 40.

Harry Kane e shënoi golin e vetëm për vendasit, në minutën e 70-të.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 19 pikë dhe renditet i teti në tabelë, kurse Tottenhami është i katërti me 26 pikë.

Exit mobile version