Liverpooli merr fitoren e parë në Premier Ligë, ‘shpartallon’ Bournemouth

Liverpooli ka fituar me goleadë ndeshjen ndaj Bournemouth.
‘Reds’ regjistruan vetëm fitoren e parë në ligën angleze, por me një debakël 9:0 ndaj Bournemouth.

Marketing

Protagonist në këtë takim ishte Roberto Firmino, më dy gola e tri asistime.

Serinë e golave e hapi Luis Diaz i cili gjeti golin në minutën e 3`.

Harvey Elliott dyfishoi epërsinë në minutën e 6`.

Për 3:0 u përkujdes Trent Alexander Arnold në të 28`.

Roberto Firmino shënoi golin e katër në minutën e 31`, kurse Virgil Van Dijk shënoi të pestin.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.

Në pjesën e dytë vendasit nuk u ndalën, pasi shënuan edhe katër herë.

Ishte Mepham, Roberto Firmino, Fabio Calvalho, Luis Diaz që tundën rrjetën.

Kështu pas një humbje dhe dy barazimeve, Liverpooli merr fitoren e parë në edicionin e ri të ligës angleze.