Ljupço Nikollovski: LSDM fiton në Shkup dhe në mbi 27 komuna

LSDM fiton apo udhëheq në mbi 28 komuna në Maqedonisë së Veriut pas procesit zgjedhor që u realizua sot, ka vlerësuar sekretari i kësaj partie, Ljupço Nikollovski.

Marketing

Ai ka vlerësua se edhe Shkupi udhëhiqet nga kjo parti dhe se Petre Shilegov do të vazhdojë të udhëheqë edhe për një mandat me kryeqytetin.

“Shkup, Petre Shilegov do të jetë kryetari i ardhshëm sepse udhëheq që në rrethin e parë para Danella Arsovskës. Krahas Qytetit të Shkupit, LSDM fiton që në rrethin e parë apo udhëheq në më së paku 25 komuna dhe atë në Strumicë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Krushevë, Resnjë, Dojran, Vallandovë, Bogdanci, Berovë, Krivogashtan, Koçan, Karposh, Qendër, Probishtip, udhëheqim dukshëm në Shuto Orizarë, në Pehçevë, në Demir Kapi, në Demir Hisar, në Mavrovë, Makedonska Kamenicë, në Çashkë, në Rosoman, Novo Sellë, në Nagoriçi i vjetër, Llozovë dhe në komunat e Shkupit. Para VMRO-DPMNE-së udhëheqim edhe në komunat tjera ku ose nuk kanë kandidat, ose udhëheqim ne, siç janë Kumanova, Dollneni, Debarca dhe shumë qytetet tjera”, tha Nikollovski, transmeton TV21.

Marketing