Llabunishtë, ambientalistët: Jabllanica të bëhet park nacional

Për mbrojtje më të madhe të burimeve natyrore, ambientalistët po bëjnë thirrje që Jabllanica të shpallet Park Nacional.

Marketing

Organizatat ekologjike në Llabunishtë thonë e nëse shteti nuk reagon shpejt, ata do të mbrojnë vetë zonën ku pyjet janë masakruar për vite me rradhë.

“Në rastë se nuk dëgjojmë për shpalljen e Parkut Nacional, ne si shoqëri ekologjike do të kërkojmë që rajoni ynë të bëhet zonë e mbrojtur, domethënë ne do ta marrim përgjegjësinë e plotë që zona e Jabllanicës në Llabunishtë të jetë zone e mbrojtur.” – tha Kryetari i Naturalab” – Llabunishtë, Alim Saloski.

Pas ankesave të ambientalistëve, inspektorët miratuan një ndalim të përkohshëm të prerjeve të drunjve. Aktivistët kërkojnë që policia kufitare dhe pyjore të dalin në terren dhe të dënojnë personat që prejnë dru në mënyrë të paligjshme.

“Nëse policia pyjore do të punonte në terren, një e keqe e tillë nuk do të ndodhë në Jabllanicë, veçanërisht në Llabunishtë. Hajdutët, janë nga Llabunishta, ata po e masakrojnë pyllin dhe policia pyjore nuk reagon , nuk ka denoncime, pra jemi shumë të pakënaqur nga puna e tyre.” – u shpreh Edis Memishoski, anëtarë i Naturalab” – Llabunishtë.

Mali Jabllanica në pjesën e Shqipërisë, është shpallur park nacional që nga viti 2008, ndërsa në vendin tone iniciativa ka filluar në vitin 2007 nga sektori i organizatave joqeveritare, ministria e Shëndetësisë dhe kryetarët e komunave të Strugës dhe Vevçanit.

Shpallja e Jabllanicës si një park nacional nga ana e Maqedonisë së Veriut, do të rrisë nivelin e mbrojtjes, ndërsa aktivitetet ndërtimore, shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe ndryshimi i terrenit do të ndalohen.TVM2

 

Marketing