Llalla: NATO edhe më afër falë shqiptarëve në RMV

Me 114 vota për dhe asnjë kundër Kuvendi miratoi Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.

Marketing

Në lidhje me këtë, historiani Arben Llalla perms një statusi në rrjetin social Facebook ka uruar këtë të arritur të madhe të Maqedonisë së Veriut, që sipas tij, është falë përkushtimit edhe të shqiptarëve që jetojnë këtu.

“Shqiptarët patën fatin në Maqedonin e Veriut të ngrenë zyrtarisht flamurin e NATO-s në Kuvendin e Maqedonisë.

Historia do shkruaj se pa shqiptaret Maqedonia dhe sllavomaqedonasit nuk kanë të ardhme. Ajo që është edhe me interesante se ketë flamur të NATO-s e ngriti nje oficer, ish-drejtues i UÇK, Talat Xhaferi. Me punë e me mend në kokë çdo gjë arrihet. URIME!”, ka shkruar historiani Arben Llalla.

Marketing