Llaskarca krenare me Naser Ziberin, kandidatin shqiptar për Kryeministër, Izet Mexhiti uron për fitore!

Tubimin e hapjes së fushatës zgjedhore në vendlindjen e kandidatit të shqiptarëve për Kryeministër e udhëhoq Izet Mexhiti, kandidati për deputet i BDI-së, në prani të bashkëvendësve të z. Ziberi.

Marketing

Ne i kemi shkuar çështjes së përparimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, hap pas hapi, theksoi kandidati për deputet i BDI-së, z. Izet Mexhiti, i cili theksoi se shqiptarët dëshmuan se mund ta udhëheqin parlamentin e Maqedonisë së Veriut, me personalitete si z. Talat Xhaferi.

Në tubim, u tha se BDI nuk e ka kandidatin sa për sy e faqe, sepse, as Zaevi, as Mickoski, nuk e përcaktojnë fatin e shqiptarëve.

Z. Mexhiti theksoi se partitë tjera i kanë kapur ethet e ballafaqimit, ethet e mosdurimit, sepse, kandidati i BDI-së, Naser Ziberi, i cili është ekspert i pushtetit lokal, tre mandate deputet dhe funksionar i lartë i shtetit dhe një patriot, ish zëdhënës i UÇK-së në Shipkovicë, duke mbrojtur në mënyrë më dinjitoze çështjen kombëtare edhe në Parlament dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Përfaqësim adekuat në Maqedoninë e Veriut, është z. Naser Ziberi, si kontribuues e deputet i guximshëm i prezantuar nga lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti, për herë të parë, ka prezantuar kandidatin e unitetit nacional të shqiptarëve që për herë të parë kandidon për postin e kryeministrit, theksoi z. Mexhiti.

Z. Mexhiti u shpreh i bindur se kandidati më i mirë për shqiptarët është z. Ziberi, kandidati i BDI-së dhe krejt shqiptarëve, andaj uroi bashkëvendësit e z. Ziberi për fitoren dhe kandidatin e e shqiptarëve që për herë të parë kandidon një kandidat shqiptar për postin e kryeministrit.

Marketing