Lloga: Besoj se VMRO do të jetë pjesë e ndryshimeve të Kushtetutës

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga beson se VMRO-DPMNE do të jetë pjesë e ndryshimeve të Kushtetutës. Vlerëson se bëhet fjalë për çështje sensitive dhe duhet t’u jepet kohë, teksa beson se do të ketë edhe mbështetje ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ndryshimi i preambulës mbetet prioritet, ndërsa do të hapen edhe çështje të tjera. Grupi i punës do të formohet brenda disa ditësh.
“Jo vetëm me preambulën, por edhe me çështje të tjera të hapura, siç është pjesa e vakumit institucional, ajo që ndodhi me z. Tupançevski dhe me mua kur nuk kishte kush të nënshkruaj dhe mbeti Euro-Bondi pa nënshkruar. Ndryshime duhet të ketë edhe në pjesët që u detektuan gjatë kohës së pandemisë, kur parlamenti i shpërndarë, nuk mundi të mblidhej për të sjellë vendime të tjera. Në seancë qeveritare kam kërkuar që pjesëmarrja e ministrit të drejtësisë sipas detyrës zyrtare në Këshillin gjyqësor pa të drejtë vote të tërhiqet.”, – deklaroi ministri i drejtësisë, Krenar Lloga.

Marketing
Marketing