Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Dirk Jan Kopp.
Lloga falënderoi ambasadorin Jan Kopp për bashkëpunimin intensiv dhe përkushtimin në agjendën e reformave evropiane, si dhe ndihmën e dhënë përmes projekteve të financuara nga Holanda dhe që kanë të bëjnë me cilësinë dhe llogaridhënien e sistemit të drejtësisë së RMV-së, forcimin e llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës e Këshillit Gjyqësor, përkrahja e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, sundimi i ligjit, liria e medias, masat mbrojtëse kundër korrupsionit.
Në takim u diskutua për finalizimin e hartimit të Strategjisë së re të Reformës në Sektorin e Drejtësisë 2023-2027, përgatitjen e Kodit të ri Penal, shqyrtimin si dhe forcimin e kapaciteteve për zhvillimin e negociatave në Kapitullin 23, “Drejtësia dhe të Drejtat Themelore”.
Reklama
Ambasadori Jan Kopp shprehu interesim për nismën për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor.
Ministri Lloga informoi se grupi punues nuk mund të fillojë me punë për faktin se OBRM-PDUKM nuk propozon anëtarin e vet përkundër disa kërkesave për emërimin e përfaqësuesit të tyre.
Në lidhje me fillimin e procesit të vetingut, Lloga deklaroi se ky proces nuk mund të realizohet pa mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve