Lloga mirëpret vendimin e Gjykatës Administrative për Damevën

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e mirëpret vendimin e Gjykatës Administrative, me të cilën anulohet vendimi për shkarkimin e Vesna Damevës nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor, si të paligjshëm, me çka Dameva kthehet në vendin e Kryetares së Këshillit Gjyqësor.
Kjo vërteton të gjitha pretendimet e ministrit Lloga që ka pasur në periudhën e kaluar për punën dhe veprimet e Këshillit Gjyqësor, gjë që dëshmon se ky institucion ka nevojë për reforma.
Vendimi i Gjykatës Administrative ngjall shpresë për rikthimin e besimit te institucionet dhe respektimin e parimit të shtetit ligjor.

Marketing
Marketing