Lloga: Si “Front Europian” pranuam ftesën e VMRO-DPMNE-së për të diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme për vendin

Para se të votohet për ndryshimet në Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore, pak ditë më parë kemi pasur një mbledhje të koalicionit “Fronti Europian” me një përbërje më të gjerë të kryetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë të partive, në të cilën jemi informuar se ka pasur ftesë nga VMRO-DPMNE ose ndonjë lloj ftese përmes palëve të treta. Kemi diskutuar dhe një nga pyetjet ka qenë se si do të veprohet, pra a duhet të ulemi të flasim apo të udhëhiqemi nga ajo që tashmë është shpallur, pra të vazhdojmë të kërkojmë legjitimitet. Është diskutuar dhe unanimisht është arritur qëndrimi se është e nevojshme të ulemi me VMRO-DPMNE-në dhe të hapen të gjitha çështjet.

Marketing