Ballina Lajme Maqedoni Lloga: Udhëzim të ri administrativ për certifikatat e lindjes

Lloga: Udhëzim të ri administrativ për certifikatat e lindjes

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se me vendimin e djeshëm, Gjykata Kushtetuese ka hapur kutinë e pandorës dhe se me këtë është krijuar pasiguri juridike në shtet. I pyetur për veprimin e tij të ardhshëm, i pari i Drejtësisë tha se do te ketë udhëzim të ri vetëm për certifikatat e lindjes, ndërsa nga Gjykata Kushtetuese pret që sipas detyrës zyrtare vendime të njëjta duhet të sjell edhe për lëndët e dorëzuara nga Lloga. Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si jo kushtetues udhëzimin administrativ për lëshimin e dokumenteve nga Drejtoria e Librave Amë me të cilin në certifikatat e lindjes, vdekjes dhe të kurorëzimit obligohej deklarimi i përkatësisë etnike. Vendimi ra poshtë për shkak se është publikuar me vonesë në Gazetën Zyrtare. /Alsat.mk

Marketing
Marketing
Exit mobile version