Ballina Lajme Maqedoni Llokvenec, Atanasov, Ibraimi dhe Kuzmanovska do të dëshmojnë për “27 prillin”

Llokvenec, Atanasov, Ibraimi dhe Kuzmanovska do të dëshmojnë për “27 prillin”

Procesi gjyqësor për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill, të vitit të kaluar vazhdon sot me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria.

Marketing

Për sot është caktuar dëshmia e Hari Llokvenec, Petar Atanasov, Enes Ibraimi dhe Katerina Kuzmanovska.

Në seancën e kaluar dlshmuan ish-deputeti Nikolla Todorov, deputeti Vesel Memedi, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri Oliver Spasovski.

Të pandehurit në rastin për ngjarjet e 27 prillit ngarkohen për kërcënim terrorist të sistemit kushtetues. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë aktpadinë, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e akuzuarve janë Luben Arnaudov Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski Lupco Dimovski, Johan Tarçulovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dusko Llazarov Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski Oliver Radulov, Saso Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska -Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Batman, Vllado Jovanovski, Igor Durlovski, Stefan Mlladenovski Mihail Mladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento Goranço Angelovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Exit mobile version