Jahja Lluka, kryetar i “Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve” në një intervistë në një intervistë për ABC News ka folur për ikjen e shqiptarve nga trojet.
Ai ka thënë se në 10-vitet e fundit mbi 1.5 milionë shqiptar kanë ikur nga trojet shqiptare.
“Ne kemi një largim masiv të shqiptarëve , në 10 vitet e fundit mbi 1 milionë e gjysmë shqiptar kanë ikur nga trojet shqiptare dhe mandej çuditem pse Evropa nuk na do.
Nuk janë shifra të vogla 1 milionë e gjysmë shqiptar dhe nëse hapin kufijtë për Kosovën do të ketë largim edhe më tutje”, ka thënë ai.
Lluka ka folur edhe për periudhën e viteve 2015/16 ku thotë se mbi 150 mijë shqiptarë janë larguar nga Kosova.
“Mos të harrojmë vitin 2015-2016 ku mbi 150 mijë shqiptarë u larguan nga Kosova, dhe aspak nuk është ndërmarrë për t’i penguar këta njerëz ose për t’iu bërë kushtet që të qëndrojnë në Kosovë.
Po na ikin mjekët, po na ik intelegjenca kryesore, e gjithë ajo fuqi punëtore e cila është krijuar në Kosovë është financuar për tu shkolluar , shkojnë dhe punojnë në Evropë”, ka pohuar ai.