Ballina Lajme Maqedoni Llukarevska: Ndryshimet kushtetuese alternativa e vetme për anëtarësim në BE

Llukarevska: Ndryshimet kushtetuese alternativa e vetme për anëtarësim në BE

“Synimi ynë strategjik – agjenda dhe perspektiva evropiane më në fund është në dorën tonë dhe nuk duhet ta neglizhojmë”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në intervistë për Kanal5.

Marketing

“Nuk kemi alternativë tjetër përveç ndryshimeve kushtetuese. Ata janë detyrimi ynë për të ecur përpara në rrugën evropiane. Nuk është perspektivë vetëm e LSDM-së, vetëm e kësaj Qeverie, por duhet të jetë emëruesi i përbashkët i të gjithëve. Argumentet dhe dialogu politik duhet të na çojnë përpara drejt realizimit të kësaj çështjeje kyçe për vendin”, tha Llukarevska.

Ajo theksoi se patriotizmi i rremë nuk të çon askund dhe se teoritë e bullgarizimit, asimilimit dhe lajmeve të tjera të rreme janë dëshmuar të jenë të pasakta.

“Si e mbështet opozita rrugën europiane? Me bllokada në Kuvend?”, pyeti Llukarevska.

Ajo pret që 120 deputetë të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

“Cili është ndryshimi tani që VMRO-DPMNE voton për amendamentet kushtetuese, pastaj zgjedhjet, apo nëse bëhen zgjedhjet dhe pastaj votohet për amendamentet kushtetuese, siç thuhet se Mickoski ka folur në ambasada”, tha Llukarevska.

Marketing
Exit mobile version