Lojë taktike nga dy trajnerët, gjithçka vendoset në “Etihad” / Real Madrid dhe City në “paqe

Skuadra e Real Madridit ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt me rezultatin 1 me 1.
Të parët në epërsi kaluan ekipi i Carlo Ancelottit në minutën e 36’të me anë të anësorit brazilian, Vinicius Junior.

Marketing

Në pjesën e dytë, lojtarët e Pep Guardiolas kërkuan golin e barazimit dhe e gjetën atë me një super gol nga mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin De Bruyne në minutën e 67’të.

Pas këtij goli, dy skuadrat kërkuan të shënonin, por nuk arritën falë intervenimeve të dy portierëve, Courtois dhe Ederson.
Kujtojmë që ndeshja kthyese zhvillohet në “Etihad” javën e ardhshme, e mërkurë nga ora 21:00, ku edhe mësohet finalisti i Stambollit në UEFA Champions League