Lojtari i Barcelonës shkon në stadium për të ndjekur nga afër klubin e ri, turpërohet 4-0 para syve të tij

Lojtari i Barcelonës shkon në stadium për të ndjekur nga afër klubin e ri, turpërohet 4-0 para syve të tij

Alvaro Cortes do të largohet nga Barcelona për t’u transferuar në Belgjikë te Royal Antwerp. Mbrojtësi 21-vjeçar ishte i pranishëm dje në stadium për të ndjekur nga afër klubin e tij të ri, që në fakt u mund thellë 4-1 nga Sint-Truiden.

Antwerp nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, pasi ka marrë vetëm 4 pikë në katër javët e para. Cortes ishte pjesë e ekipit të parë të Barcelonës në fazën para përgatitore, por për shkak të konkurrencës së madhe ka zgjedhur të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Spanjolli do të transferohet në formë përfundimtare te klubi belg, por Barcelona ka të drejtën e riblerjes së tij si dhe një përqindje të konsiderushme për çdo shitje të tij të mundshme në të ardhmen. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF