Lori feston ditëlindjen, si rrallëherë shfaq prindërit në rrjete sociale

Këngëtarja e njohur Lori ka festuar ditëlindjen e saj, dhe këtë vit ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj në një mënyrë më personale se zakonisht.

Marketing

Në disa postime në rrjetet sociale, artistja ka publikuar momente të veçanta nga festimi, ku ka shfaqur edhe prindërit e saj.

Lori me këto imazhe dëshmon lidhjen e fortë që ajo ruan me familjen, ndonëse është mjaft e rezervuar për jetën private.

Lori vazhdon të jetojë dhe të veprojë në Kosovë, ku është aktive në skenën muzikore me projekte të reja dhe paraqitje të suksesshme, shkruan “Kosovarja”.

Ajo mbetet një nga zërat më të dashur të publikut, jo vetëm për talentin muzikor, por edhe për stilin e saj unik.