Lotët e vogëlushit nga Ukraina: E lamë babain në Kiev, do t’u ndihmojë heronjve tanë

Fëmijërisë së e Marko Gonçaruk i dha fund papritur lufta. Me lot në sy, djali foli para kamerave të Reuters për babain e tij që qëndroi për të mbrojtur atdheun e tij në Kiev.

Marketing

“Ne e lamë babin në Kiev. Babi do të shesë gjëra dhe do të ndihmojë heronjtë tanë, ushtrinë tonë, ndoshta edhe të luftojë,” tha djali, duke fshirë lotët nga fytyra e tij.

Ai u nis drejt perëndimit me pjesën tjetër të familjes, transmeton Reporteri.net.

“Ne ecëm për tre orë dhe ju na shpëtuat. Mendova se do të ecnim për dy ose tre ditë. Mendova se do të ecnim gjithë ditën, por ju na ndihmuat,” shtoi djali i trishtuar dhe më pas shikoi nga dritarja me një vështrim mirënjohjeje.

Gjysmë milion refugjatë kanë mbërritur nga Ukraina në vendet fqinje që kur filloi agresioni rus ndaj vendit të enjten, duke vrarë më shumë se 100 civilë, njoftuan agjencitë e OKB-së të hënën.