LPFM, fitore për Shkëndijën dhe Shkupin

Katër ndeshje të zhvilluara gjatë ditës së diel, mbyllën javën e 23-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e zhvilluar në Shkup, kampioni aktual, FC Shkupi, në stadiumin në Çair, mundi Rabotniçkin me 3-1. Bajrami hapi rezultatin, para se Mazari të barazojë shifrat në 1-1, ndërsa në vazhdim Kueven dhe Cefas, siguruan 3 pikë për FC SHkupin. 3 gola u shënuan në Tetovë, ku skuadra e Shkëndijës me 2-1 mundi Akademia Pandevin. Çinari dy herë shënoi për skuadrën kuqezi, i cili forcon pozitën e tretë në renditjen e përgjithshme të Ligës së Parë. Ndërkohë lideri aktual, skuadra e Struga Trim Lum, nuk arriti që të shkojë përtej një barazimi, pa gola, kundër Makedonija Gjorçe Petrovit. Ndërkohë, Bregallnica vazhdon serinë e ndeshjeve pa disfatë, ndërsa në takimin e 6-të, arriti që të demolojë Pobedën me 4-0. Ditë më parë, skuadra e Sileksit, në terrenin vendas, mundi Skopjen me 3-1. /Alsat.mk

Marketing

Liga e Parë – Java 23
FC Shkupi 3-1 Rabotniçki
Shkëndija 2-1 Akademia Pandev
Struga Trim Lum 0-0 Makedonija Gj.P.
Bregallnica 4-0 Pobeda
Sileksi 3-1 Skopje