Ballina Sport LPFMV, java 5 nën hijen e super derbit shqiptarë, FC Shkupi-Shkëndija

LPFMV, java 5 nën hijen e super derbit shqiptarë, FC Shkupi-Shkëndija

Java e 5-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do na dhurojë disa ndeshje mjaft interesante, përfshirë këtu edhe super derbin shqiptarë, FC Shkupi-Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.

Marketing

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë zgjuar interesim të madh në mesin e futbolldashësve në vend, ndërsa ashtu pritet të ndodh edhe sot në Çair, aty ku prezent pritet të jenë një numër i madh i tifozëve.

Kampionët e Struga Trim Lum do të udhëtojnë drejt Manastirit për tu përballur me Pelisterin. Këto dy skuadra si sot 6 vite më parë po në qytetin e alfabetit shqip kishin zhvilluar ndeshjen e tyre të parë zyrtare, duke garuar në Ligën e Dytë.

Tashmë të dyja këto skuadra garojnë në mesin e më të mirëve, me ekipin strugan që mban edhe epitetin e skuadrës kampione në fuqi. Pikërisht skuadra e trajnerit Osmani shihet si favorite në këtë përballje, edhe pse nuk duhet nënvlerësuar “të gjelbërit” nga Manastiri, që në dy ndeshjet e këtij edicioni si vendas nuk dinë për disfatë.

Gostivari si vendas në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari do të mirëpret Vardarin, që assesi nuk po gjen rehati, derisa Voska Sport përballë Sileksit në Ohër do të kërkojë fitoren e parë si vendas këtë edicion.

Ndeshja e fundit, ëstë ajo midis Rabotniçkit dhe Tikveshit, aty ku pritet të ketë shumë paqartësi, kur është në pyetje fituesi.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje do të startojnë në ora 15:00. (infOSport.mk)

Marketing
Exit mobile version