Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka sjellur katër ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të. Shkupi ka marrë fitore në Strumicë, duke mundur Akademia Pandevin falë golit të Diane. Kujtojmë që Shkupi këtë sfidë e mbylli me dy kartona të kuq. Ndërkohë, Shkëndija në Tetovë është ndalur nga Bregallnica, pasi skuadra e Qatip Osmanit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola. Me rezultat identik u mbyll edhe takimi i luajtur në kryeqytet ndërmjet Skopjes dhe Rabotniçkit, përderisa fitore bindëse ka marrë Pobeda ndaj Sileksit me shifra 0:3.