LSDM: Amerika i dërgoi mesazh të qartë VMRO-së

SHBA-të i dërguan mesazh të qartë VMRO-DPMNE-së që të mbështesë rrugën evropiane të shtetit, që opozita të tregojë përkushtimin e saj për arritjen e qëllimit strategjik dhjetëvjeçar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu ka filluar reagimi i sotëm i LSDM-së së kryeministrit Kovaçevski. Nga kjo parti akuzojnë sërish opozitaren VMRO-DPMNE për,siç thonë ata, bllokimin e rrugës evropiane të vendit, përcjell Klan Maqedoni.

Marketing

“Mesazhi i SHBA-së në mbështetje të së ardhmes evropiane të vendit vjen në kohën kur procesi i skriningut është duke u zhvilluar me sukses, dhe në Kuvendin e Maqedonisë nevojiten hapa për vazhdimin e negociatave me BE-në deri në anëtarësimin e plotë. Tashmë është formuar një grup pune ekspertësh për tekstin e amendamenteve për ndryshimet e nevojshme kushtetuese si një nga hapat. Për herë të parë bllokimi i rrugës evropiane vjen nga brenda vendit, koalicioni VMRO-DPMNE – Levica janë të vetmet që janë kundër BE-së dhe të ardhmes evropiane të vendit dhe qytetarëve”, thonë nga LSDM.