LSDM: Biletat e klasës biznes të Mickoskit dhe ministrave në SHBA kushtuan 20 mijë euro

Opozitarja LSDM akuzoi se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bën lukse me paratë e qytetarëve, duke shpenzuar 4 deri në 5 mijë euro për udhëtimin në Uashington në klasë biznesi për të dhe ministrat që ishin në udhëtim. Sipas tyre, vetëm arritja atje i kushtoi shtetit 20 mijë euro, para të popullit, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Sipas informacioneve tona, për Hristian Mickoski është bërë porosi për biznes biletë, biletë kthyese është 237.072 denarë ose 4000 euro. Që skandali të jetë më i madh, nuk është bileta më e lirë që është paguar për këtë udhëtim. Kështu, bileta e ministrit të Mbrojtjes Vllado Misajlovski është paguar rreth 280.000 denarë, ndërsa dy biletat e tjera, të Pançe Toshkovskit dhe Timço Mucunskit janë paguar nga rreth 4500 euro. Pothuajse 20 mijë euro u kushtoi qytetarëve vetëm udhëtimi komod i Mickoskit dhe ministrave në Uashington!”, thonë nga partia.

Kujtojmë se Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) ka formuar lëndë sipas informatës së marrë për udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në Uashington. Kryetarja e KSHPK, Tatjana Dimitrovska në deklaratë për MIA-n thotë se është formuar lëndë nga shkrimet në media.

Dimitrovska tha se tashmë janë drejtuar në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe kanë kërkuar informacion se kush ka udhëtuar së bashku me kryeministrin në Uashington, gjegjësisht të konfirmohet nëse djali i Mickoskit ka udhëtuar me të në kurriz të buxhetit dhe në çfarë funksioni. Dokumentacioni është dërguar, ndërsa afati për përgjigjen e institucioneve, shtoi ajo, është 15 ditë.

Ndryshe, LSDM-ja opozitare para disa ditëve ka reaguar në lidhje me dyshimet nëse djali i kryeministrit Hristijan Mickoskit, Jovani, ka udhëtuar në Uashington me paratë e shtetit.

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar, duke theksuar se djali i kryeministrit nuk ka qenë pjesë e delegacionit të vendit në Samitin e NATO-s, përkundër asaj se kryeministri ka pasur mundësi të marrë një anëtar të familjes në delegacionin shtetëror