LSDM: “Bombat” e El Chekës janë jorelevante

“Bombat” me të cilat LSDM erdhi në pushtet, tani nuk shihen si relevante nga funksionarët e saj. Në pyetjet e gazetarëve për një sërë insinuatash që dalin nga qarkullimi i tyre në rrjetet sociale, Oliver Spasovski tha se MPB vepron vetëm sipas urdhëresave të Prokurorisë dhe se aktualisht ka proceduar vetëm çështjen e ndjekjes së Shoqërim Ahmetit, me pseudonimin “EL Cheka”, për publikimin e paautorizuar të materialeve të përgjuara.

Marketing

Unë kam informuar se tani më kemi të hapur procedurë për publikimin e bisedave të përgjuara. Bashkëpunojmë me Prokurorinë, marrim koordinime dhe urdhëresa, të cilat i dërgojmë edhe tek drejtoria e Facebook-ut në kuadër të mbledhjes së dëshmive. Ashtu siç do të mblidhen faktet ashtu do të udhëhiqet e gjithë ajo procedurë e hetimit – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.