Status të garantuar për punësim nuk guxon të posedojë askush vetëm sepse është zgjedhur nga qytetarët, apo është emëruar funksionarë, kanë reaguar nga LSDM, pas informacionit se deputetët po përgatisin privilegje të reja për vete.
Benefitet duhet ti kalojë qytetarëve, jo atyre që janë në shërbim të qytetarit.
Pikërisht për këtë LSDM qëndron prapa propozimit për të zvogëluar pagesat për harxhimet e rrugës, për deputetët theksuan nga LSDM.
Sipas LSDM-së, deputetët posedojnë të drejta të mjaftueshme dhe benefite të cilat janë të rregulluara me ligj dhe me Rregulloren e punës së Kuvendit.
Maqedonia ndërtohet si një shoqëri për të gjithë dhe askush nuk duhet të privilegjohet as të diskriminohet pa dallim të detyrës që ushtron. Privilegjimi i deputetëve pasi që ato të kryejnë mandatin është në kundërshtim me principet e mos diskriminimit dhe barabarësisë për të cilën thirret shoqëria e Maqedonisë u shprehën nga LSDM.
Nga LSDM presin që secili deputet, secili i zgjedhur apo secili funksionarë të tregoj përgjegjësi, sidomos në këtë periudhë dhe të japin shembull pozitiv në procesin integrues.