Ballina Lajme Maqedoni LSDM-ja do ta mbështesë shkarkimin e Janevës

LSDM-ja do ta mbështesë shkarkimin e Janevës

Deputetët e LSDM-së në seancën e nesërme kuvendore do ta mbështesin shkarkimin e Katica Janevës, por jo për punën e paligjshme por për punën joprofesionale dhe të pandërgjegjshme, tha kryeministri Zoran Zaev në intervistën e sontme për “Sitel”.

Marketing

“Aq është e palogjikshme ajo që në “Reket” dikush ka qenë i involvuar prej njerëzve të afërt të Zaevit dhe prandaj nuk po shkarkoheshka Katica Janeva, njëra me tjetrën nuk kanë lidhje. Që Kuvendi të mos i frenojë veprimet me kërkesë të Këshillit të prokurorëve, atë edhe do ta bëjë. Sugjerimin tonë e dhamë edhe me shkrim se do ta mbështesim Parlamentin, por jo për punë të paligjshme por për punën joprofesionale dhe të papërgjegjshme”, theksoi Zaev.

Sipas tij, mandati i Janevës skadon më 15 shtator, ndërsa Kuvendi nuk guxon të jetë arsye dhe pengesë në procedurë.
Zaev e përsëriti se ai e paraqiti rastin “Reket”, ndërsa Prokuroria është tërësisht e liruar dhe procedura po udhëhiqet në mënyrë shumë transparente. “Dëshiroj që procedura të përfundojë sa më parë. Ekzistojnë ligje në shtet dhe duhet të veprohet. Unë jam i kënaqur pasi më nuk ka ndikim mbi gjyqësinë”, potencoi kryeministri.

Exit mobile version